“Askush nuk i ka cilësitë e Neymar, madje as Messi”

Neymar ka qenë prej kohësh në mesin e më të mirëve në botë, por pak kanë thënë se ai është më i miri, sidomos me Ronaldon dhe Messin, që vazhdojnë të paraqiten në nivele të larta.

Një i rrallë që e thotë këtë, është Cafu.

“Kur bëhet fjalë për cilësi, nuk ka asnjë lojtar që mund ta tejkalojë Neymarin. As Messi, adhurues i të cilit jam. Ai është një lojtar që duhet të bëjë ndryshime në futbollin brazilian”, ka deklaruar Cafu, përcjell lajmi.net.

“Neymar duhet të marrë përgjegjësinë. E pëlqeni apo jo, kur ai është në fushë ruhet nga tetë lojtarë. Ai hap hapësira për të gjithë të tjerët në fushë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close