Braziliani që luan në krahun e majtë në dy afatet e fundit kalimtare ishte dëshirë e ‘Zonjës së Vjetër’.

Te Juventus, Marcelo do të kishte mundësinë të luante sërish me Cristiano Ronaldon, por Reali nuk lejoi shitjen e tij, sepse nuk kishte gjetur një zëvendësim adekuat.
Por, këtë verë situata mund të jetë ndryshe, me Marcelon që ka humbur vendin në formacionin startues.
Në medie gjithashtu raportohet se edhe Juventus tani janë më serioz për transferimin e Marcelos./Lajmi.net/

