De Gea dhuron 300 mijë euro në luftën kundër Covid-19

Numri një i Manchester United dhuhet se ka bërë dhurimin e ndihmës në mënyrë anonime te autoritet lokale në kryeqytetin e Spanjës për të ndihmuar në sigurimin e pajisjeve mjekësor.

Gjesti i tij është bërë publik nga presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.

“Faleminderit De Gea. Ndihma e madhe që i keni dhënë Komunitetit të Madridit do të jetë thelbësore për të luftuar Covid-19. Përjetësisht mirënjohës, krenar me ju”, ka shkruar Diaz Ayuso.

Numri i të prekurve në Spanjë në ditët e fundit nga koronavirusi është rritur dukshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close