I gjithë futbolli në Angli është pezulluar të paktën deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Tani një numër i madh i skuadrave angleze besojnë se nuk ka “vend për sport për momentin” sipas The Athletic, përcjell lajmi.net.
Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u konfirmuar si kampion pas pritjes së gjatë prej vitit 1990.
Por, planet për të anuluar sezonin, që kërkon miratimin e 14 skuadrave nga gjithsej 20 sa ndodhen në Premierligë, do t’i shkatërronte shpresat e tyre për t’i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë./Lajmi.net/

