Të gjithë lojtarët e Napolit u janë nënshtruar testeve të koronavirusit, para ndeshjes së kësaj xhiroje.

Faqja zyrtare e klubit njofton se rezultatet e pranuara sot japin lajme të mira, përcjell lajmi.net.
“Testet e bëra këtë mëngjes thonë se të gjithë anëtarët e grupit kanë rezultuar negativ në COVID-19”, thuhet në njoftimin e Napolit.
Amir Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës do të jenë kështu gati për të luftuar për tri pikë të tjera në Serie A. /Lajmi.net/

