Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka rezultuar negativ në testet e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Juventus.
Ronaldo kishte rezultuar pozitiv më datën 13 të këtij muaji dhe rezultoi pozitiv disa herë radhazi.
Ai pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Spezia.

