Mesfushori shkupjan Enis Bardhi tashmë një periudhë shkëlqen te Levante dhe prej kohësh ka futur emrin në historinë e kësaj skuadre, ndërsa si kalon koha ai vetëm se vazhdon të risë shifrat dhe arritjet. Së fundmi reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka siguruar edhe një tjetër parametër që e bën pjesë të historisë së skuadrës spanjole. Me paraqitjen e fundit ndaj Selta Vigos, Enis Bardhi barazohet me Iborran dhe Ballesteros sa i përket numrit të paraqitjeve me Levanten në La Liga (98 ndeshje), duke u bërë pjesë e top dhjetë futbollistëve me më shumë paraqitje. Në të njejtën kohë Bardhi është lojtari i huaj me më shumë paraqitje për Levanten në elitën e futbollit spanjol (98) dhe len në vend të dytë Nabil El Zhar nga Maroko që ka 94 ndeshje të luajtur me Levanten në La Liga.


