Futbollisti spanjoll punon si farmacist në ndihmë për të luftuar koronavirusin

29-vjeçari, Dovale, i cili së fundmi ka luajtur për Navy FC në Tajlandë, u kthye në Spanjë kur mbërriti pandemia.

Dovale bëri mbi 50 paraqitje në ligë për Celta midis viteve 2009 dhe 2014 dhe gjithashtu kaloi kohë në akademinë e La Masia të Barcelonës.

“Unë erdha në Galicia para Krishtlindjes kur sezoni mbaroi [në Tajlandë] dhe tani, kur sezoni do të fillonte përsëri, kjo ndodhi”, tha Dovale për Radio MARCA.

“Së pari, ata i vendosën evropianët në karantinë, pastaj ata na ndaluan të futeshim dhe më pas situata ka shpërthyer këtu. Kam studiuar më herë farmacinë dhe tani po mundohem të jap më të mirën për t’i dalë në ndihmë popullit tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close