Ylli francez ka mbërritur në ‘Camp Nou’ verën e kaluar pas transferimit nga Atletico Madrid për 140 milionë euro.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të transferojnë atë në ‘Old Trafford’, duke ia ofruar numrin e famshëm 7, që mbahet nga Alexis Sanchez.
Transferimi i Griezmann do t’i kushtonte Manchester Unitedit hiq më pak se 100 milionë euro.
Në anën tjetër, Sport.es gjatë ditës ka raportuar se Griezmann është në mesin e tetë lojtarëve që Barcelona synon t’i shesë gjatë verës./Lajmi.net/

