Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi me shumë gjasa nuk do të mund të luaj në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut të vlefshme për plej of-in e Ligës së Kombeve që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Muriqi është infektuar me Kovid 19 dhe është izoluar në Turqi, me çka pritet ta kryej karantinimin në tokën turke, për tu rikthyer në Itali te klubi tij i ri Lacio. Këta të fundit përmes një komunikatë kanë njoftuar se Muriqi do të mungojë deri në mesin e muajit tetor për shkak një lëndimi dhe infektimit me koronavirus. Sipas kësaj, Muriqi mund të mos luaj me përfaqësuesen e vendit, pasi ndeshja Maqedoni – Kosovë është në program me 8 tetor. Kujtojmë që Vedat Muriqi nuk luajti as në ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi në shtator për shkak lëndimit, ndërsa kosovari ditë më parë kompletoi transferimin e tij nga Fenerbahçe te Lacio për 18 milionë euro.


