Gjashtë prej atyre golave i shënoi në Ligën e Kampionëve, duke i nxitur klubet e mëdha si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Juventusi të shfaqin interesim të madh për të.

Megjithatë, Dortmundi e fitoi përfundimisht garën për të, pasi arriti marrëveshje me Slazburgun për 20 milionë euro, pak ditë para se të hapej afati kalimtar i dimrit.
20-vjeçari e ka bartur formën e lartë prej Austrisë në Gjermani, duke i shënuar 13 gola në 15 ndeshje për Dortmundin.
I pyetur se çfarë e nxit të çohet dhe të stërvitë çdo ditë, Haaland tha: “Vetëm një gjë… dëshira për t’u bërë më i miri në botë”.
Ndërsa, pyetur se çfarë rruge do të ndërmerrte sikur mos të bëhej futbollist, sulmuesi norvegjez ishte i shkurtër: “Reper ose bujk”.

