Atalanta kryen një transferim nga Rusia

Lajmi u dha nga Lokomotiva e Moskës përmes një një njoftimi për shtyp:

“Është arritur një marrëveshje në parim me Atalantën për transferimin e Alexey Miranchuk në klubin italian”.

Transferimi, nga sa lexohet në njoftim, do të jetë përfundimtar, “kur Alexey t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor”.

Më poshtë, fjalët e lojtarit, në faqen zyrtare të klubit rus, me të cilat Miranchuk përshëndet ish-ekipin e tij: “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Lokomotivës. Këtu, së bashku me ju, jam bërë një futbollist profesionist si dhe jam rritur si njeri. Së bashku kemi fituar gjithçka. Nuk po them lamtumirë! Do të takohemi përsëri”. /Lajmi.net/  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close