Skuadra katalane njofton se Henrik Larsson dhe Alfred Scheruder, do të jenë asistentët e Ronald Koeman, përcjell lajmi.net.

Henkrik Larsson, një sulmues legjendar i Suedisë, në të kaluarën ka veshur fanellën e Barcelonës, ndërsa Alfred Schreuder, ka drejtuar Hoffenheim dhe Twente.
Me kompletimin e stafit, Koeman tani do të vihet në lëvizje për transferimin e lojtarëve.
Thuhet se transferimi i parë i Koeman do të jetë Memphis Depay, ylli i Lyon./Lajmi.net/


