Trajneri i njohur italian, Cesare Prandelli, nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Fiorentina, Chiesa.

Prandelli ka shprehur besimin se asi i ‘Viola’ mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Evropë.
“Chiesa duhet të specializohet në atë që ai ndihet se është pozicionimi taktik natyral. Nëse ai bën këtë, ai do të jetë lojtari më i mirë në Evropë” ka thënë Prandelli, transmeton lajim.net.
“Ai duhet të punojë në një drejtim. Flas për rolin, rolin e tij” ka shtuar italiani.
Chjesa po stërvitet individualisht për të përmirësuar lojën e tij, në kohën kur kampionati italian është në suspendim, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi. /Lajmi.net/

