Premierliga sot gjatë ditës ka pezulluar sezonin deri më 4 prill, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Me të ardhur ky vendim, Liverpool përmes një deklarate ka përshëndetur qëndrimin e Premierligës.
Liverpool me situatën e krijuar, është vetëm një fitore larg titullit.
“Liverpool vazhdon të zbatojë këshillat e qeverisë për shpërthimin e koronavirusit dhe mirëpret deklaratën e sotme të Premierligës për të shtyrë të gjitha ndeshjet”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit./Lajmi.net/

