Kamenjani bëhet me ndriçim “gjysmëprofesional”, investim i rëndësishëm për futbollin lokal

Stadiumi i fshatit Kamenjan në Komunën e Bogovinës tashmë është pajisur me ndriçim “gjysmëprofesional”, falë një donacioni të realizuar nga Qendra Sportive Trajnuese “ES”. Punimet kanë përfunduar me sukses, ndërsa së fundmi është realizuar edhe centrimi dhe balancimi final i reflektorëve.

Ky investim vjen në një vit historik për KF Kamjanin, që siguroi ngjitjen në Ligën e Dytë. Stadiumi, i cili shfrytëzohet nga KF Kamjani dhe Shkolla e Futbollit “ES”, fiton një dimension të ri infrastrukturor, ndërsa ndriçime të këtij niveli vazhdojnë të jenë të rralla në rajonin e Pollogut dhe gjithë vendin (Maqedoni të Veriut).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close