Arsimi pëson tjetër disfatë në kampionat, mundet minimalisht nga Rabotniçki

Skuadra e Arsimit ka pësuar tjetër humbje në kampionat, pasi u mund sot në kryeqytet nga Rabotniçki në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra vendase arriti të fitojë përballë ekipit nga Çegrani me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Manojlov në minutën e 66-të, i cili rezultoi vendimtar në fund për 3 pikë dhe fitore të Rabotniçkit.

Me këtë fitore, skuadra nga kryeqyteti arrin në kuotën e 16 pikëve dhe mban pozitën e parafundit, teksa Arsimi është në vendin e 8-të me 26 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 22-të, teksa kampionati elitar hyn në fazën finale dhe të fundit, ku nga xhiroja e 23-të starton rrethi i tretë i sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close