Bashkimi – Brera hapin xhiron e 20-të në elitë

Bashkimi – Brera do ta hapin xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ky duel do të luhet nesër, duke nisur nga ora 14:00, me Bashkimin që vjen në këtë sfidës pas ndeshjes me Vardarin e cila e mbyll me shumë polemika, teksa Brera në xhiron e fundit u mund nga Rabotniçki në shtëpi. Ky do të jetë dueli i vetëm që do të luhet të premten, teksa xhiroja e 20-të vazhdon në fundjavë me ndeshjet si Rabotniçki – Shkupi dhe Struga – Vardari që luhen të shtunën.

E diela në program sjell takimet Arsimi – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Tikveshi – Sileksi. Xhiroja mbyllet të hënën, aty ku Shkëndija do të përballet me Pelisterin./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close