Struga Trim&Lum do të paraqitet e hendikepuar në derbin e nesërm në Tetovë ndaj Shkëndijës. Kapiteni dhe njëherësh lojtari më i rëndësishëm i skuadrës, Bunjamin Shabani, nuk do të jetë në kombinim për këtë ndeshje.

Shabani ka pësuar një zgjatje gjatë fazës përgatitore në Antali dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për përballjen me kuqezinjtë.
Ndeshja Shkëndija–Struga luhet nesër në Tetovë, me fillim nga ora 14:00, duke hapur xhiron e 17-të të LPFM-së dhe gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor.

