Loris Dvorani kalon te Winterthur, hap i rëndësishëm drejt futbollit profesionist 

Talenti shqiptar që jeton dhe zhvillohet në Zvicër vazhdon të konfirmojë vlerat e tij. Loris Dvorani, futbollist me prejardhje nga Kosova dhe banues në afërsi të Lucernës, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar nga skuadra e Footrebel te FC Winterthur, klub me traditë dhe reputacion të madh në zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Winterthuri, që gjendet në afërsi të Cyrihut, njihet për besimin që u jep talenteve të reja, duke i ndërtuar gradualisht nga moshat e klubit drejt futbollit të të rriturve. Pikërisht ky ambient pritet t’i ofrojë Lorisit kushtet ideale për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim profesional.

Dvorani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në moshat U16 dhe tashmë pritet të jetë pjesë edhe e U18 dhe U19, ndërsa ky transferim shihet si një derë e re e hapur për më shumë hapësirë, ftesa dhe afirmim ndërkombëtar.

Shembull i qartë se djemtë shqiptarë në Zvicër vazhdojnë të ecin me hapa të sigurt drejt ëndrrës së madhe. Loris Dvorani është një tjetër emër që premton shumë dhe që me punë, përkushtim dhe disiplinë po ndërton rrugën e tij drejt futbollit profesionist. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close