Shkëndija e Haraçinës dënohet me katër ndeshje pa publik

Me vendim të organit kompetent disiplinor të FFM-së, Shkëndija e Haraçinës është dënuar me zhvillimin e katër  ndeshjeve pa praninë e publikut, duke filluar nga ndeshja e ditës së nesërme.

Nga ana e klubit shqiptar e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë, pasi në asnjë moment nga ana e publikut nuk është evidentuar prishje e rendit apo sjellje e papërshtatshme që do ta arsyetonte një masë të tillë.

“Do të ndjeken të gjitha rrugët institucionale për shqyrtimin e plotë të kësaj çështjeje, duke mbetur të përkushtuar ndaj fair-play-it dhe rregullave të garës.U bëjmë thirrje tifozëve tanë për mirëkuptim dhe përkrahje nga distanca”, thuhet mes tjerash në reagimin e Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close