Gazeta e njohur italiane “Tutto Sport”, raporton se Edon Zhegrova mund të mungojë për Kosovën në ndeshjet e muajit tetor.

Zhegrova mbrëmë nuk luajti asnjë minut në ndeshjen ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline
Por, gazeta italiane raporton se Zhegrova po bëhet gati për ndeshjen ndaj Milanit – ku pritet të jetë startues.
Përveç kësaj, aludohet se ylli kosovar mund të mungojë te Kosova për ndeshjet e muajit tetor – ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Kjo për shkak se ai ka preferuar të qëndrojë në Torino dhe të ambientohet te skuadra e tij e re.

