Shkëndija dhe Bashkimi marrin nga tre pikë në kryeqytet

Shkëndija dhe Bashkimi kanë marrë fitore në duelet e luajtura pasditen e sotme në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra nga Tetova triumfoi me rezultat 1:3 në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Fillimisht Ademi dhe pastaj Krasniqi e Tamba realizuan golat për Shkëndijën, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Glishiq në fund të takimit.

Ndërkohë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e Bashkimit arriti të merr fitore me rezultat 0:2 ndaj Rabotniçkit me golin e Memetit dhe autogolin e Robakidxhe.

Kujtojmë se xhiroja e dytë në elitë mbyllet të hënën me duelin Brera – Pelisteri nga ora 17:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close