Një tjetër futbollist nga vendi jonë do të luaj në sezonin e ri në Superligë ne Kosovës. Bëhet fjalë për Fisnik Zukën, ku “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se ka arritur marrëveshje dhe do të transferohet te skuadra e Malishevës.

Fisnik Zuka sezonin e fundit ishte pjesë e KF Gostivarit. Shkupjani është një futbollist me përvojë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube të ndryshme si Shkupi, Renova, Makedonija Gjorçe Petrovi, Rabotniçki e Flamurtari.
Për Fisnik Zukën kjo do të jetë aventura e parë në futbollin kosovar./Sportmania/

