Pasditën e sotme do të hapet xhiroja e 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Takimi i hapës i kësaj xhiroje është ndërmjet Vardarit dhe Strugës, ky dy finalistët e Kupës do të kenë një “provë” ndërmjet veti para ndeshjes ku do të diskutohet trofeu dhe duke parë renditjen e në kampionat, të dyja taboret pritet të taktizojnë me formacionet. Dueli Vardari – Struga luhet në stadiumin pranë FFM-së, duke nisur nga ora 17:00.
Ndërkohë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen nesër. Në qendër të vëmendjes do të jetë takimi Shkëndija – Rabotniçki, në të cilën tetovarët me fitore eventuale do të sigurojnë titullin e kampionit. Pjesë e programit do të jenë edhe ndeshjet Brera – Shkupi si dhe Tikveshi – Besa.

