SPORTMANIA mëson: Voska Sport do të tërhiqet nga Liga e Parë! 

Voska Sport nuk do ti vazhdojë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Portali “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se Voska do të tërhiqet nga elita 5 xhiro para fundit të sezonit. 

Ky vendim i skuadrës shqiptare nga Ohri vjen si pasoj e atij dënimi të marrë nga FFM me heqjen e 9 pikëve dhe gjobës prej 7500 euro dhe suspendimit të presidentit të klubit Nefi Useini bashkë me trajnerin Klodian Arbrin. 

Te tabori i Voskës ndjehen të revoltuar nga ky vendim dhe nuk e kanë ndërmend ti vazhdojnë garat në elitë, ku shumë shpejt pritet edhe zyrtarisht ta bëjnë të ditur të njejtën. 

FFM mori këtë vendim kundrejt Voskës, pasi këta të fundit lëshuan fushën në minutën e 76-të  dhe nuk u kthyen më në duelin kundër Vardarit të luajtur në kuadër të xhiros së 28-të në kampionat. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close