“Truri” i Atletiko Madridit merr drejtimin e Arsenalit

Më 5 janar ai përfundoi kohën e tij si drejtor sportiv i Atletiko Madridit. Çellsi, PSZH, Mançester Junajted, Juventusi dhe Arsenali, ishin të interesuar për shërbimet e Andrea Berta, njeriu që njihet si një nga më meritorët që ndërtoi skuadrën e Diego Simeones.  

Italiani dp të bëhet ‘truri’ i Arsenalit. “Topçinjtë” kanë kërkuar një drejtor sportiv që kur Edu Gaspar u largua nga posti në nëntor. Marrëveshja është e plotë dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Berta, luajti për Carpenedolo, Parma dhe Genoa para se t’i bashkohej Atléticos, ka qenë një figurë kyçe në ‘epokën e Simeone’, veçanërisht që kur u promovua si drejtor sportiv në 2017.

Tani do të jetë në dorën e tij të hartojë, së bashku me Mikel Artetën, një Arsenal të ri që do t’i japë fund vuajtjes për tituj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close