Cleveland fiton duelin e kryesuesve në NBA, Milwaukee e Denver bëjnë detyrën ndaj rivalëve

Cleveland fitoi 129-122 ndaj Oklahoma duelin e dy skuadrave kryesuese të dy Konferencave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në NBA. Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Alexander Shai me 31 pikë, por që s’mjaftuan. Për Cavaliers ishte kolektiviteti arma fituese, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (43 pikë nga lojtarët e stolit). Allen me 25 pikë e Mobley me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të kësaj sfide. Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 121-105 San Antonio. Dyshja Lillard-Giannis realizoi 51 pikë së bashku. Fiton edhe skuadra e Denver, 126-103 ndaj Clippers, takim ku të gjithë titullarët e ekipit vendës shënuan mbi 10 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Oklahoma, 129-122 Indiana – Chicago, 129-113 Philadelphia – Washington, 109-103 Brooklyn – Detroit, 98-113 New York – Toronto, 118-98 New Orleans – Portland, 100-119 Denver – Clippers, 126-103 Milwaukee – San Antonio, 121-105

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close