Shkëndija e Haraçinës përforcon stafin teknik me Shaban Sulimanin

Klubi i Shkëndijës së Haraçinës vijon të forcojë bazat për sezonin e ri, duke bërë përmirësime jo vetëm në skuadër, por edhe në stafin teknik. Kryesia e klubit ka njoftuar se Shaban Sulimani, i pajisur me Licencë A, do të jetë ndihmës trajner i ekipit, duke mbështetur kryetrajnerin Erkan Murseli në përgatitjet për sezonin e ri.

Sulimani sjell eksperiencë të rëndësishme, pasi sezonin e kaluar ka qenë pjesë e stafit teknik të KF Gostivari, ekip që garon në Ligën e Parë të futbollit shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Me këtë përforcim në staf, Shkëndija e Haraçinës synon të rrisë nivelin e përgatitjeve dhe të jetë më konkurruese në sfidat e ardhshme.

“Mirë se erdhe në familjen kuq e zi, Shaban Sulimani!”, ishte mesazhi i klubit për trajnerin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close