Shkëndija e Tetovës sot mundi 1:0 Voska Sportin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në elitën e futbollit vendor. Goli i cili i dha fitoren kuqezinjve u shënuan nga Florent Ramadani në minutën e 51-të.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Jeton Beqiri vlerëson tre pikëshin, duke qëndruar në bindjen se ekipi ka hapsirë të përmirësohet vazhdimisht.
“Normalisht vlerë kanë vetëm tre pikët. Mua gjithmonë më pëlqen kur fitojmë pa gol të pranuar, pasi është një lloj stabiliteti. Nuk mund të flasim për futboll cilësore në kushte si këto të sotmet. Prandaj me rëndësi është që morëm tre pikët dhe vazhdojmë serinë e fitoreve”, deklaroi Beqiri.
Kujtojmë që pas 17-të xhirove të zhvilluara mban pozitën e parë në renditje me 34 pikë të tubuara. Ndryshe ndeshjen e radhës Shkëndija e luan të dielën kundër Gostivarit. /Sportmania/

