Mediat e bëjnë një gjë të kryer, Mohamed Sallah kalon në Francë

Gjithnjë e më shumë rriten zërat që thonë se Mohamed Salah do të largohet nga Liverpulli në fund të sezonit, kur i skadon kontrata me “Të Kuqtë”. Se diçka e çuditshme po ndodh me sulmuesin egjiptian dhe se ai është drejt largimit, flet edhe sjellja e tij në javët e fundit.

Ai fillimisht ka thënë se drejtuesit e Liverpullit nuk janë të drejtë, që nuk i kanë ofruar kontratë të re, e më pas pas ndeshjes me Man. Sitin ka thënë se ishte ndeshja e tij e fundit kundër kësaj skuadre.

Në shtatë vitet e fundit në Anfield, Sallah zhvilloi 369 ndeshje dhe shënoi 224 gola dhe 100 asiste. Vetëm këtë sezon Sallah është autor i 13 golave dhe 11 asisteve.

PSZH mund të përfitojë nga situata dhe të sjellë verën e ardhshme pa kompensim. Përflitet se Sallahu ka rënë dakord me të gjitha kushtet me PSZH-në dhe ka mbetur vetëm promovimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close