
Julian Nagelsmann nuk qëndroi më shumë se dy vite te Bajern Munihu dhe u shkarkua më 24 mars të vitit 2023. Në krye të Bajernit ai fitoi një titull të kampionit dhe dy herë Superkupën e Gjermanisë, megjithatë thotë se u shkarkua padrejtësisht.
“Le ta themi kështu, bëra gabime, por mendoj se edhe klubi bëri gjithashtu. Kam ardhur në një kohë kur klubi ishte në një proces tranzicioni me Hasan Salihamixhiç dhe Oliver Kan në kryesinë e klubit.
Unë mendoj se rokada në postet drejtuese ishte ndoshta pak e tepërt në këto rrethana dhe se Oliver dhe Brazo fillimisht duhej të ‘notonin’ rrugën e tyre të lirë nga Karl-Heinz Rummenige dhe Uli Henes”, tha Nagelsman.
Ai përmendi Jurgen Klopin dhe Pep Guardiola si shembuj, të cilëve u nevojiteshin disa vite në klubet e tyre, Liverpull dhe Man. Siti, për të fituar tituj të mëdhenj.
“Pritet nga një ditë në tjetrën”.
Tekniku 37-vjeçar shprehu gjithashtu autokritikë dhe bëri krahasime me kohën e tij si trajner kombëtar

