Sparta Pragë gëzoi një rikthim të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar fitoren 3-0 ndaj Salzburgut. Kjo ishte ndeshja e parë e skuadrës çeke në kompeticionin më të mirë të klubeve europiane, pas 19 vitesh. Në të la gjurmën e vet edhe Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, në minutën e 58-të, duke “vulosur” suksesin e të tijve. Pas ndeshjes, mjaft i lumtur për golin dhe fitoren, Qazim Laçi do të shprehej në mediat çeke.

“Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese. Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam dhe shënova gol. I gjithë ekipi luftoi, jam krenar për ta. Ishte jashtëzakonisht emocionuese. Sigurisht, jam i lumtur që shënova gol, por dua të përgëzoj shumë të gjithë ekipin”.

