
Pas shitjes Alesandro Buonxhiorno te Napoli, për plot 40 milionë euro, drejtuesit e Torinos kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar, që aktualisht luan te Lugano.
“Dardani” i prapavijës ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, teksa konsiderohet si një lojtar me shumë potencial, ku përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës.
Presidenti Kairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburgu e Xhirona./abcnews/

