Skuadra All-Star e MLS humbet yllin e saj më të madh. Lionel Messi u tërhoq nga ndeshja e së mërkurës në Columbus (Ohio) për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, të pësuar në finalen e Copa America.

Aty nuk do të jetë as bashkëlojtari i tij në Inter Miami, Luis Suarez, i cili vuan nga diskomforti në gju.
Inter Miami tha se pjesëmarrja e Messit dhe Suarez është e pasigurt edhe për ndeshjen e Kupës së Ligës të së shtunës kundër Puebla (Meksikë).

