Familja më e rëndësishme se paratë, Lionel Messi refuzoi 1.4 miliardë euro nga arabët

Për Lionel Messin familja është më e rëndësishme se sa paratë. Këtë e ka dëshmuar vet ai dhe është zbuluar së fundmi nga presidenti i Al Hilalit pas një kohe të gjatë.

Në verën e vitit 2023, Mesi u transferua në Amerikë te skuadra e Inter Majemit, por në të njejtën kohë futbollisti më i mirë i botës kishte refuzuar 1.4 miliard euro nga Arabia Saudite. Rrëfimin e sjell vet presidenti i klubit arab, duke zbuluar së fundmi detajet e marrëveshje, e cila në fund dështoi.

“Ne në fakt kontaktuam Messin kur mbaroi kontrata e tij me Parisin. Ne i prezantuam atij një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari e refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën. Ishte një befasi se si lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundshme që ai ta bindë familjen e tij, por nuk hezitoi që ta refuzojë ofertën. Por, ne gjithsesi e respektuam këtë, sepse familja është me rëndësishme se paratë”, ka thënë presienti i Al Hilalit.

Kujtojmë se në rast se Messi do të pranonte ofertën e klubit arab, ai do të ribashkohej edhe një herë tjetër me Nejmarin me të cilin ka luajtur së bashku tek Barcelona dhe PSZH-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close