Skuadra e Besës së Dobërdollit do ta kenë sezonin debutues në Ligën e Parë dhe pritet të kenë ekip mjaftë serioze për të garuar në mesin e më të mirëve të elitës së futbollit vendor.

Pasi arritën të ruajnë boshtin e lojtarëve kryesor, drejtuesit e skuadrës shqiptare janë duke kërkuar përforcime të forta për të sjell në radhët e tyre.
“Sportmania” mëson se Besa ka arritur marrëveshje me futbollistin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Adama Samaken.
Ndërkohë bisedime në fazë të avansuar janë edhe me Kostadin Zahov dhe Mexhit Nezirin. Së shpejti pritet zyrtarizimi i tyre, por edhe i futbollistëve tjerë që do ta përforcojnë ekipin nga Dobërodolli. /Sportmania/

