Një ndër mbrojtësit më të mirë në elitën e futbollit vendor merkaton e janarit e pret si futbollist i lirë. Arsim Lamallari ndahet me Sileksin e Kratovës. Pas dy viteve bashkëpunim të suksesshëm ku Lamallari ishte ndër lojtarët më të mirë, shtyllë e mbrojtjes së Sileksit dhe i përfshirë edhe në formacionin më të mirë të sezonit. 29 vjeçari ka mbyllur etapën e tij në Kratovë, largohet pas dy viteve nga tabori i Sileksit dhe në merkaton e janarit pritet të zgjedh ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën.

Përfundimisht do të jetë super mundësi për klubet që kanë nevojë të përforcojnë repartin defanziv, me një lojtar si Lamallari që me performansat e dy viteve të fundit ka provuar se mund të jetë vlerë e shtuar për çdo skuadër.
Lamallari te Sileksi shkoi nga skuadra e Skopjes, paraprakisht luajti disa sezone në Turqi, ndërsa më herët ishte pjesë e Euromilkut.

