Roma ka siguaruar kualifikimin në faën tjetër të Europa League.

Finalisti i vitit të kaluar, në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Sherif Tiraspolit, me rezultat 3-0.
Romelu Lukaku hapi serin e golave në minutën e 11-të.
Rezultatin e dyfishoi Andrea Belotti me golin e shënuar në minutën e 32-të.
Goli i fundit në ndeshje u realizua në minutën 90+3, nga talenti 19-vjeçar, Niccolo Pisilli.
Me këtë fitore Roma e mbyll Grupin G në vendin e dytë me 13 pikë, dhe do të luaj në 1/16 e finales.
Në anën tjetër, Sherif Tiraspol eliminohet nga garat evropian, pasi rendiet në vendin e fundit me 1 pikë.

