Shkupi përballë Sileksit në Kratovë, liderët dëshirojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive!

Shkupi sot përballet me Sileksin në Kratovë në kuadër të xhiros së 14-t në elitën vendore.

Për duelin kundër Sileksit, nga tabari bardheblu ka folur sulmuesi Issah Kuka, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi tij dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive.

“Unë nuk dua të flas shumë, e rëndësishme është se jemi një ekip i kompletuar dhe kemi atmosferë shumë pozitive. Duhet ta fitojmë edhe këtë përballje dhe të vazhdojmë me paraqitje të mirë. Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën e mundshme. Sigurisht se edhe unë do mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe me ndihmën e Zotit të dalim triumfues edhe nga ky duel”, ka thënë Kuka.

Ndehja Sileksi – Shkupi luhet sot me fillim nga ora 13:00

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close