Shkupi – Struga, Besmir Bojku rikthehet për derbi

Nga ora 14:00 në stadiumin e Çairit, Shkupi dhe Struga do të përballen për herë të parë në këtë sezon në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të në elitën e futbollit vendor.

Lajm i rëndësishëm për kampionët në fuqi për këtë ndeshje është rikthimi i Besmir Bojkut, i cili  mungoi në dy ndeshjet paraprake për shkak kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Bregallnicës.

Ndërkohë trajneri i Strugës, Shpëtim Duro nuk do të ketë mungesa për këtë sfidë dhe të gjithë futbollistët do ti ketë në dispozicion për lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close