Shkupi – Struga Trim Lum është ndeshja kryesore që do të luhet nesër në kuadër të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor. Nga tabori i skuadrës nga Çairi, para kësaj sfide, ka folur mbrojtësi, Darko Ilievski.

“Pas disa ndeshjeve që kemi marrë rezultate pozitive, atmosfera në ekip është në nivelin më të lartë dhe me fitore të radhës duam që ta mbajmë këtë atmosferë. Gjatë gjithë javës kemi punuar me intensitet të lartë, me të vetmin qëllim që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjen e të dielës. E njohim mjaftë mirë kundërshtarin tonë dhe duke u bazuar në këtë, mendoj se nuanca do të vendosin këtë përballje. Në fund shpresoj se do të festojmë së bashku me tifozët tanë”, ka thënë Ilieski.

