Al-Nassr ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite.

Skuadra nga elita e futbollit saudit eliminoi sonte Ohod, ish-skuadrën e trajnerit shqiptar, Zekirija Ramadani.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Mohammed bin Abdul Aziz” përfundoi me rezultatin 1:5.
Sadio Mane (16’ nga penalltia), Seko Fofana (62’), Anderson Talisca (73’), Ayman Yahya (81’) dhe Sami Al Naji (86’) shënuan golat e fitores për Al-Nassr.
Golin e vetëm për Ohod e shënoi Konrad Michalak (45+4’).

