Real Madrid ka shënuar një fitore shumë të vështirë.

Mbretërit mposhtën Getafen me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së katërt të La Ligas.
Getafe kaloi i pari në epërsi në minutën e 11-të me anë të Mayoral, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Joselu në minutën e 47-të të ndeshjes.
Golin e fitores e shënoi Bellingham në minutën e pestë shtesë.
Me këtë fitore, Reali është në vendin e parë me 12 pikë.

