Seria A do ta hapë sonte sezonin 2023/24.

Në program për ditën e sotme janë katër ndeshje.
Kampioni në fuqi, Napoli do ta fillojë mbrojtjen e titullit në udhëtim ndaj Frosinones me fillim nga ora 18:30.
Në të njëjtin orar do të luhet edhe ndeshja mes Empolit dhe Veronës.
Në mbrëmje me fillim nga ora 20:45, Interi do të jetë nikoqire e Monzas, ndërsa përballja tjetër luhet me rivaleve lokal, Genoas dhe Fiorentinës.

