Për herë të dytë dhe definitivisht, Shkupi njofton largimin e Renaldo Cephas drejt Superligës turke. Skuadra nga Çairi vjen edhe me një postim tjetër zyrtar, ashtu siç ishte edhe ai i pari që u fshi pas disa orëve dhe që arsyet ende mbeten të panjohura, duke konfirmuar klubin e radhës të lojtarit të tyre Cephas.

Shkupi ka arritur që ta transferoj një nga lojtarët më të mirë që kishte në radhët e veta drejt Superligës turke, me Cephas që do të vesh fanellën e Ankaragucut.
Nga FC Shkupi nuk kanë bërë të ditura detaje tjera rreth këtij transferimi, vetëm se i kan uruar suksese në karrierën e tij në vijim.
Pa dyshim se ky është një tjetër sukses për klubin e Shkupit, që arrin nga Liga e Maqedonisë të transferojë lojtarë në kampionate të forta, gjë që të njejtën e ka bërë edhe me disa emra tjerë që kanë luajtur në Çair.

