Sipas mediave kroate, që citojnë mediat greke dhe shqiptare, i dyshuari (19 vjeç) për vrasjen e një tifozi të AEK-ut në Athinë, është ndaluar në kufi me Shqipërinë.

Dyshohet se ai ka tentuar të arratiset me autobus, por policia greke e ka arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Në të njëjtin vendkalim, dhjetë kroatë të tjerë u ndaluan dhe po diskutohet nëse ata do të ndalohen apo do të lirohen.

Shtatë tifozë të tjerë të Dinamos janë arrestuar. Ata tentuan të arratiseshin nga Greqia dhe në furgonin me të cilin udhëtonin, u gjetën thika dhe shkopinj.

