Sot pasdite Rabotniçki dhe Shkupi do të përballen ndërmjet veti në ndeshjen e fundit të xhiros së parë në sezonin e ri të elitës së futbollit vendor. Me përforcimet e kësaj vere dhe ndeshjet e zhvilluara deri më tani, skuadra e trajnerit Xhihat Arslan, ka treguar se ka një organik të shëndoshë dhe do të jetë në kërkim të sukseseve si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës. Ndërkohë edhe në anën tjetër, Rabotniçki ka sjell prurje të reja, ku pritet të bëjnë ndryshimin në sezonin e ri. Ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, duke nisur nga ora 17:00.


