Maqedonia e Veriut nesër luan me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do të luajë ndeshjen kontrolluese me Arabinë Saudite. Ekspedita e Maqedonisë nga dita e mërkurë ndodhet në Abu Dhabi, aty ku disa ditë po zhvillojnë përgatitjet për këtë ndeshje ‘testuese’ për të dyja përfaqësueset. Për këtë takim, seleksionuesi Bllagoja Milevski ka në dispozicion ekip me futbollist të përbërë nga kampionati vendor. Sa i përket Arabisë Saudite, bëhet fjalë për një përfaqësuese të fortë që do të luajë në Kampionatin Botëror në Katar, ndërsa para eventit madhështor do ti matë forcat me Maqedoninë në një ndeshje kontrolluese. Takimi Arabi Saudite – Maqedoni e Veriut do të luhet nesër në Abu Dhabi, duke nisur nga ora 16:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close