Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti ka njoftuar se do të pensionohet pasi të përfundojë karrierën te Real Madridi. Ai theksoi se nuk ka vend më të mirë se Real Madridi për të përfunduar udhëtimin e tij. “Pas Real Madridit, unë do të tërhiqem. Nuk ka vend më të mirë se klubi më i mirë në botë për të përfunduar udhëtimin tim”, deklaroi tekniku italian. Ançelotti ka treguar suksese të jashtëzakonsme me Los Blankos, duke e fituar titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar. Së fundmi ai fitoi edhe Superkupën e Evropës duke mposhtur Ajntraht Frankfurtin me rezultatin 2-0. Në të kaluarën ai ka drejtuar shumë skuadra të njohura si Juventusi, Milani, Çelzi, PSZH-ja, Bayerni i Mynihut dhe Napoli. Kjo është periudha e dytë e tij me Real Madridin, pasi edhe në të parën kishte pasur suksesin e njëjtë, ku kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.


